Studentët e programit Turizëm prezantuan me sukses temat e tyre të diplomës, duke përmbyllur një etapë të rëndësishme të formimit të tyre akademik dhe profesional.
Punimet e prezantuara trajtuan tema që lidhen me zhvillimin e turizmit, menaxhimin e destinacioneve, mikpritjen, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmin e qëndrueshëm. Përmes analizave dhe propozimeve të tyre, studentët dëshmuan njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë studimeve për t'iu përgjigjur sfidave të sektorit të turizmit.
Universiteti Barleti përgëzon të gjithë studentët për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar gjatë këtij procesi, duke u uruar suksese në rrugëtimin e tyre profesional.
