Studentët e programit Bachelor në Infermieri përmbyllën me sukses mbrojtjen e diplomës, duke shënuar një moment të rëndësishëm në përfundimin e formimit të tyre akademik dhe fillimin e një rrugëtimi të ri profesional.
Urime të gjithë të diplomuarve për këtë arritje! Ju urojmë suksese në sfidat e reja profesionale dhe besojmë se me përkushtimin, profesionalizmin dhe vlerat njerëzore që keni kultivuar gjatë studimeve, do të kontribuoni me përgjegjësi në kujdesin shëndetësor dhe mirëqenien e pacientëve.
Jemi krenarë për arritjet tuaja dhe ju urojmë një karrierë të suksesshme në shërbim të komunitetit!
