Studentët e programit Bachelor në Fizioterapi në Universitetin Barleti përmbyllën me sukses mbrojtjen e diplomës, duke shënuar përfundimin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre akademik dhe fillimin e karrierës së tyre profesionale.
Urime të gjithë të diplomuarve për këtë arritje! Ju urojmë shumë suksese në sfidat e reja profesionale dhe besojmë se me njohuritë, aftësitë dhe përkushtimin tuaj do të kontribuoni në përmirësimin e shëndetit, rehabilitimit dhe cilësisë së jetës së pacientëve.
Jemi krenarë për suksesin tuaj dhe ju urojmë një rrugëtim profesional të mbushur me arritje, përgjegjësi dhe humanizëm!
