Profesorët e Universitetit “Barleti” Prof.Asoc.Dr Robert Gjedia dhe Prof.Asoc.Dr Dritan Sallaku morën pjesë në Javën e Stafit Ndërkombëtar (International Staff Week, 21-26 June, 2026) në Universitetin Aveiro në kuadër të programit Erasmus +.
Në këtë javë të kushtuar qëndrueshmërisë së universiteteve u prezantuan praktika të mira nga aleanca e 20 universiteteve evropiane, më të renditurat në nivelet më të larta të universiteteve evropiane, lidhur me përmbajtjen e kurrikulave, proceset e mësimdhënies dhe të të nxënit, kërkimit shkencor dhe cilësisë së formimit të studentëve.
U shkëmbyen përvoja nga 13 universitete të vendeve të BE-së, të Evropës lindore dhe të Ballkanit Perëndimor, ku dhe ‘Barleti’ pati pedagogët të saj, që prezantuan misionin, vizionin e universitetit për ndërkombëtarizimin e vijueshëm.
U diskutua me kolegë dhe drejtues akademik nga universitetet spanjolle dhe portugeze për bashkëpunimin e ndërsjellë për të ofruar diploma të dyfishta në programet master në fushën e mësuesisë, ku u gjet gatishmëri dhe hapësira bashkëpunimi.
