Studentët e vitit të tretë të programit të studimit Stomatologji në Universitetin Barleti po zhvillojnë praktikën e tyre profesionale pranë Departamentit të Stomatologjisë në Barleti Day Hospital, duke hedhur hapa të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt profesionit të mjekut stomatolog.
Kjo përvojë klinike u mundëson studentëve të zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara në auditor, të përballen me situata reale profesionale dhe të zhvillojnë aftësi të domosdoshme në diagnostikim, komunikimin me pacientin dhe kujdesin stomatologjik.
Nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e stafit të specializuar, studentët forcojnë kompetencat e tyre klinike, etikën profesionale dhe përgjegjësinë që kërkon një profesion kaq i rëndësishëm për shëndetin e komunitetit.
Përmes integrimit të teorisë me praktikën, Universiteti Barleti vazhdon të ofrojë një formim të orientuar drejt standardeve bashkëkohore të arsimit dhe praktikës profesionale në shkencat mjekësore.
