Nëse je një maturant i apasionuar për të studiuar thellësisht mendjen dhe sjelljen njerëzore, ky është shansi yt për të spikatur.
Konkursi "Sigmund Freud" për esenë më të mirë në fushën e psikologjisë është hapur, duke ofruar mundësinë për të fituar bursa studimi pranë Universitetit "Barleti". Duke e shkruar një ese të guximshme dhe frymëzuese në fushën e psikologjisë, mund të jesh ti maturanti i privilegjuar që do të shpërblehesh me bursë.
Për të qenë pjesë e kësaj sfide intelektuale, lutemi dërgo esenë tënde në adresën: [email protected].
- Afati i fundit për aplikim: 31.05.2026
- Njoftimi i fituesve: brenda 10 ditëve nga mbyllja e aplikimeve
Ky është shansi yt për të shkëlqyer dhe për të shfaqur talentin në fushën e studimit të mendjes dhe sjelljes njerëzore. Rroke!
