Universiteti Barleti zhvilloi me sukses mbrojtjen e diplomave për studentët e programit të Masterit Shkencor në Financë-Kontabilitet, duke përmbyllur kështu një fazë të rëndësishme të ciklit të tyre të studimeve.
Gjatë mbrojtjeve, studentët prezantuan temat e tyre kërkimore përpara komisioneve akademike, duke reflektuar njohuritë e fituara, përvojën analitike dhe angazhimin e tyre shkencor. Temat trajtonin problematika aktuale të fushës së financës dhe kontabilitetit, me fokus në analiza praktike, qasje teorike dhe zgjidhje konkrete.
Procesi u vlerësua nga komisioni si një dëshmi e qartë e përgatitjes cilësore të studentëve dhe e punës së palodhur të stafit akademik përgjatë gjithë programit të studimit.
Universiteti Barleti i uron të gjithë kandidatët suksese të mëtejshme në fushën profesionale dhe akademike, duke i falënderuar për kontributin e tyre në ngritjen e nivelit të kërkimit dhe mendimit kritik në disiplinat ekonomike.
Urime gjithë të diplomuarve!