Ky ishte një nga momentet më emocionuese për studentët, të cilët finalizuan përpjekjet e tyre shumëvjeçare me një arritje të merituar. Ceremonia e diplomimit ishte një përjetim i veçantë jo vetëm për ta, por edhe për familjarët dhe stafin akademik që i ka mbështetur me përkushtim gjatë gjithë rrugëtimit të tyre universitar.
Me entuziazëm, u urojmë shumë suksese profesionistëve të rinj!
Jeta pasuniversitare do të sjellë sfida dhe mundësi të reja — dhe ne jemi krenarë që kemi qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
Bashkë ndërtojmë të ardhmen!