Sot, së bashku me studentët e psikologjisë, reflektuam mbi shfaqjen “Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë”, të cilën e ndoqëm së fundmi në teatër.
Ky produksion na dha mundësinë të hyjmë në botën e një djali me një mënyrë të veçantë të të menduarit – një përvojë sa prekëse, aq edhe ndriçuese për çdo psikolog në formim.
Diskutuam për:
- Perceptimin ndryshe të realitetit
- Vështirësitë sociale dhe emocionale që sjell neurodiversiteti
- Rolin e familjes dhe të së vërtetës në zhvillimin personal
- Si mund të shërbejë teatri si formë edukimi emocional dhe profesional
Faleminderit të gjithë studentëve për reflektimet e sinqerta dhe mënyrën e ndjeshme me të cilën e trajtuam këtë temë së bashku.
Kultura dhe psikologjia takohen shpesh në skenë – mjafton të kemi sytë dhe zemrën hapur.