Sot, studentët e Psikologjisë patën kënaqësinë të marrin pjesë në një aktivitet të veçantë të organizuar nga Klubi i Psikologjisë, me lektore të ftuar Asst. Prof. Dr. Elda Zeko nga Universiteti i Massachusetts – Fakulteti i Mjekësisë Chan, Departamenti i Psikiatrisë dhe Shkencave Sociale.
Asst. Prof. Dr. Zeko, psikologe me mbi 25 vite përvojë në mësimdhënie, praktikë klinike dhe kërkim shkencor, ndau me studentët njohuri të thelluara mbi:
* Diagnostikimin e çrregullimeve të shëndetit mendor;
* Diagnozën e ADHD-së tek të rriturit;
* Artin e diagnozës diferenciale në kuadrot klinike të ngjashme;
* Praktikat dhe sfidat e punës së psikologëve klinikë në kontekste të ndryshme kulturore dhe shëndetësore.
Me fokus të veçantë te barazia në shëndetësi, drejtësia sociale dhe ndikimi i pabarazive sociale në shëndetin mendor, ky aktivitet u shndërrua në një hapësirë reflektimi dhe frymëzimi për të gjithë të pranishmit.
Faleminderit Asst. Prof. Dr. Elda Zeko për eksperiencën e ndarë dhe për kontributin në formimin profesional të studentëve tanë!