Dhjetëra të rinj morën pjesë në Open Day me temë “Drejtësia dhe Mirëqenia Sociale”, të organizuar më datë 16 prill 2025 nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit, pranë Universitetit Barleti.
“Drejtësia dhe Mirëqenia Sociale” ishte një aktivitet frymëzues, ku pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjojnë, diskutojnë dhe ndajnë mendimet e tyre mbi rolin që luajnë drejtësia dhe psikologjia në jetën e përditshme, si dhe ndikimin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Maturantët treguan interes të lartë për fushat e psikologjisë dhe drejtësisë, duke ngritur pyetje, ndarë përvoja dhe shfaqur dëshirë për të thelluar njohuritë e tyre në këto drejtime. Angazhimi dhe interaktiviteti i tyre e bënë aktivitetin veçanërisht domethënës dhe frymëzues.
Ky event shërbeu jo vetëm si një mundësi për edukim dhe reflektim, por edhe si një nxitje për të rinjtë që të mendojnë për të ardhmen e tyre akademike dhe për kontributin që mund të japin në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të individit.