Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, Universiteti Barleti organizoi edhe këtë vit nismën humanitare “Ditët e Dhurimit të Gjakut”, e cila u zhvillua nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore, në bashkëpunim me Klubin e Mjekësisë, Kryqin e Kuq Shqiptar, dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Kjo traditë tashmë e konsoliduar bashkoi sërish studentë, pedagogë dhe staf të universitetit që iu përgjigjën me përkushtim thirrjes për të kontribuar në shpëtimin e jetëve.
Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por me një ndikim të jashtëzakonshëm për ata që ndodhen në nevojë.Përmes kësaj nisme, u përcollën edhe një herë vlerat thelbësore të solidaritetit dhe humanizmit që karakterizojnë komunitetin Barleti.
Universiteti Barleti shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij misioni jetik dhe frymëzues.
Faleminderit që kontribuat për të shpëtuar jetë!