Në kuadër të programit Erasmus+, përfaqësues të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve të Universitetit “Barleti”:
- Prof. Dr. Artan Shytaj
- Dr. Artan Pogoni
- MSc. Viron Bezhani
- MSc. Altin Gorenxa
morën pjesë në një javë intensive mobiliteti (04–08 prill 2025) në La Coruña, Spanjë. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me CIFP - Universidade Laboral de La Coruña dhe klubin e futbollit Deportivo La Coruña.
Gjatë kësaj jave, u organizuan workshop, takime pune dhe shkëmbime eksperiencash me fokus në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional në fushën e edukimit fizik dhe sportit.
Ky mobilitet shërbeu si themel për ndërtimin e një partneriteti të ri ndërmjet:
Universidade Laboral de La Coruña
Universitetit “Barleti”
Universitetit “Aleksandër Xhuvani” (Elbasan)
University of Niš (Serbi)
Një hap domethënës drejt zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe intensifikimit të ndërveprimit akademik në nivel ndërkombëtar.