Më 24–26 mars 2025, Universiteti Barleti mori pjesë si Delivery Partner në eventin EIT Food Partners Connect, i organizuar në Mynih, Gjermani. Universiteti u përfaqësua nga Dr. Angjelina Vuksani, Dr. Florina Pazari dhe Michele Biring-Pani.
Ky event mblodhi universitetet dhe institutet më të rëndësishme kërkimore në Evropë, me synimin për të krijuar hapësira konkrete bashkëpunimi në projekte kërkimore, nisma inovative dhe partneritete në fushën e bujqësisë së qëndrueshme dhe zinxhirit agroushqimor.
Pjesëmarrja e Barletit forcon më tej pozicionin e tij si një qendër aktive kërkimi, inovacioni dhe sipërmarrjeje, edhe në fushën e shkencave ushqimore dhe zhvillimit të qëndrueshëm.