Në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania, Klubi i Debatit #UniBa ka nisur një program të strukturuar trajnimesh, me qëllim pajisjen e studentëve me aftësitë kyçe për të debatuar në mënyrë efektive dhe për të përfaqësuar universitetin në arenën kombëtare dhe rajonale të debatit.
- Çfarë mësuan studentët gjatë trajnimit?
- Çfarë është debati? Pse është i rëndësishëm? Si ndërtohet një debat?
- Llojet e debateve dhe elementët kryesorë të tyre
- Struktura e një debati dhe teknikat për një argumentim të fuqishëm
- Zhvillimi i aftësive kyçe si:
- Të menduarit kritik
- Të folurit në publik
- Organizimi dhe hulumtimi
- Dëgjimi aktiv dhe puna në grup
Përmes diskutimeve interaktive, shembujve praktikë dhe teknikave të komunikimit, studentët patën mundësinë të forcojnë aftësitë e tyre për të debatuar në mënyrë bindëse dhe të qartë.
Klubi i Debatit i #UniBa do të përfaqësojë Universitetin në konkurset rajonale dhe kombëtare të debatit, duke sjellë një ekip të përgatitur dhe të aftë për të ndikuar në diskursin akademik dhe publik.