
Universiteti Barleti shpall vend të lirë pune për pozicionin Sanitare.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Pastrimi dhe mirëmbajtja e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të universitetit
Sigurimi i një mjedisi të pastër dhe higjienik për studentët dhe stafin akademik
Përdorimi korrekt i mjeteve dhe produkteve të pastrimit
Kualifikimet e Kërkuara:
Eksperiencë e mëparshme në pastrim (përbën avantazh)
Përgjegjësi dhe korrektësi në punë
Aftësi për të punuar në ekip
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën e emailit [email protected].
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
