
Universiteti Barleti është në kërkim të një banakieri të përkushtuar për t’iu bashkuar stafit tonë. Në këtë rol, ju do të ndihmoni në shërbimin e kafesë dhe pijeve të tjera për studentët dhe stafin e universitetit, duke krijuar një ambient mikpritës dhe profesional.
Detyrat kryesore:
Përgatitja dhe shërbimi i kafesë dhe pijeve të ndryshme
Mirëmbajtja e pastërtisë dhe organizimit të banakut
Menaxhimi i furnizimeve dhe porosive për produktet e kafenesë
Shërbimi i klientëve me profesionalizëm dhe korrektësi
Kërkesat:
Eksperiencë e mëparshme si banakier (e preferuar, por jo e domosdoshme)
Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
Përkushtim për pastërtinë dhe organizimin e ambientit të punës
Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në ekip
Nëse jeni të interesuar, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj në [email protected] me subjektin "Aplikim për Banakier".
Vendndodhja: Universiteti Barleti
