
Më 19 Mars, në ambientet e #UniBa, përfaqësues të @ASCAL zhvilluan një takim informues me studentët mbi organizimin dhe rëndësinë e Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS). Ky sondazh shërben si një mekanizëm për matjen e kënaqshmërisë së studentëve dhe vlerësimin e cilësisë në Arsimin e Lartë.
SKS 2025 do të zhvillohet nga 18 Prill – 23 Maj 2025.
Të gjithë studentët ftohen të shprehin mendimin e tyre mbi përvojën akademike. Zëri juaj është thelbësor për përmirësimin e cilësisë në Arsimin e Lartë!
Merr pjesë, kontribuo dhe bëhu pjesë e ndryshimit!
