
Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sportit, në bashkëpunim me klubin e sportit dhe Athletes in Action Albania, organizoi një ndeshje miqësore mes studentëve të Universitetit Barleti dhe atletëve të rinj nga Shtetet e Bashkuara!
Miqtë tanë nga Ohio Dominican University dhe Xavier University—9 atletë të disiplinës Track and Field dhe 6 anëtarë të stafit të AIA—patën mundësinë të përjetojnë një eksperiencë të veçantë në Shqipëri. Për shumicën prej tyre, ky ishte udhëtimi i parë në Europë, dhe ata e zgjodhën vendin tonë për të krijuar lidhje të reja me studentët dhe atletët shqiptarë.
Një sfidë sportive, një shkëmbim kulturor dhe një kujtim i paharrueshëm për të gjithë!
