
Pas tre muajsh trajnimi intensiv (Dhjetor 2024 – Shkurt 2025), ku u kombinuan teoria dhe praktika në terren, kursi i udhërrëfyesit turistik për specialitete të veçanta u përmbyll me sukses në disiplinat:
- Hiking/Trekking
- Scuba Diving
- Kayaking & Stand-Up Paddle
- Off-Road
Urime të gjithë udhërrëfyesve të rinj për përkushtimin dhe pasionin e treguar gjatë trajnimit! Ju urojmë shumë suksese në rrugëtimin tuaj profesional dhe mezi presim t'ju shohim në terren.
Regjistrimet për grupet e reja hapen së shpejti!
Një falënderim i veçantë për Albania Adventure për bashkëpunimin dhe ekspertizën e vyer në formimin e udhërrëfyesve të specializuar ndër vite.
