
Qeveria Studentore zhvilloi një takim produktiv me Rektoren e Universitetit, ku u diskutua mbi ecurinë akademike dhe përmbylljen e sezonit të provimeve.
Gjatë takimit, u shkëmbyen ide dhe sugjerime për përmirësimin e jetës studentore, duke u dakordësuar mbi:
-Organizimin e konferencave studentore sipas departamenteve, si një hap i rëndësishëm për nxitjen e angazhimit akademik.
-Vazhdimin e traditës “Pranvera në UniBa”, një aktivitet i dashur dhe i rëndësishëm për komunitetin studentor.
-Bashkëpunimi ynë vijon për të sjellë më shumë mundësi dhe iniciativa që fuqizojnë studentët e Universitetit Barleti!
