
Universiteti Barleti, në kuadër të STEAM+ Albania dhe platformës Talenti, përfaqësues i nismave europiane në Shqipëri si EU STEM COALITION dhe European Talent Support Network (ETSN), zhvillon Konkursin e Parë Rajonal për Vitin 2025: “Konkursi STEAM+ për Talentet e Reja – Shqipëri e Veriut & Shqipëri e Mesme 2025”.
Konkursi do të zhvillohet të shtunën, më 1 mars 2025, në orën 10:00, pranë Universitetit Barleti, Rr. Frang Bardhi, Tiranë.
Në këtë konkurs mund të marrin pjesë FALAS nxënësit dhe maturantët e shkollave të mesme nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, me projektet e tyre të përfunduara, në proces përfundimi apo ide-projekte të viteve të fundit në Shkenca të Natyrës (Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë), Inxhinieri (Robotikë, Elektronikë, Mekatronikë, Elektrikë, Ndërtim, Inteligjencë Artificiale), TIK (IT, Programim, Baza të të Dhënave, Rrjeta), Arkitekturë-Dizajn, Arte, si dhe drejtime të tjera të ndërlidhura.
Konkursi është një mundësi e vlefshme për promovimin e talenteve të nxënësve dhe maturantëve, si dhe për mbështetjen e tyre për të zhvilluar aftësitë, njohuritë, prirjet dhe talentin jo vetëm në plan kombëtar, por edhe ndërkombëtar, përmes filozofisë së STEAM+.
Në konkurs do të shpallen 10 projekte finaliste, të cilat do të marrin pjesë në Konkursin Kombëtar STEAM+ për Talentet e Reja 2025 dhe do të promovohen në rrjetin europian EU STEM COALITION dhe European Talent Support Network (ETSN).
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje në këtë event.
Regjistrimi i nxënësve dhe maturantëve me projektet pjesëmarrëse bëhet në linkun e mëposhtëm:
Regjistrohu këtu!
Ju mirëpresim në një eksperiencë të paharrueshme!
