
Universiteti “Barleti”, në bashkëpunim me STA (Testing Solutions & Assurance), organizon testin TOEIC L&R më 4 Mars 2025, ora 16:00. Ky është një nga testet më të njohura ndërkombëtarisht për vlerësimin e aftësive të dëgjimit dhe leximit në gjuhën angleze.
Pse të aplikosh?
-Certifikim i njohur globalisht për studime dhe punësim
-Mundësi për të vlerësuar dhe përmirësuar anglishten akademike dhe profesionale
-I vlefshëm për bursa, punësim dhe aplikime ndërkombëtare
Detajet e testit
-Vendndodhja: Universiteti “Barleti” – Kampusi 1, tek Liqeni
-Salla: A07
-Data: 4 Mars 2025
-Ora: 16:00
Si të regjistrohesh?
Apliko online në: https://registration.sta-edu.com/
Për më shumë informacion, kontakto në: [email protected]
Mos e humb këtë mundësi për të çertifikuar njohuritë e tua të gjuhës angleze!
