
Universiteti Barleti është në kërkim të një Tekniku të Mesëm ICT për të mbështetur dhe mirëmbajtur infrastrukturën teknologjike të universitetit. Ky rol përfshin menaxhimin e testimeve, përpunimin e të dhënave, dhe ofrimin e shërbimeve teknike për studentët dhe stafin.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve të rrjeteve kompjuterike.
Njohuri në kompjuterët dhe sistemet operuese Windows dhe mirëmbajtja e tyre.
Riparimi i problemeve teknike si në pjesën hardware ashtu edhe në software.
Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve të printimit dhe skanimit.
Çertifikimi Pearson Vue: Kalimi i provimit dhe çertifikim nga Pearson Vue çdo vit për të mbajtur çertifikimin aktiv.
Ndihmë për Klientët: Ofrimi i shpjegimeve të detajuara për studentët dhe stafin mbi testet dhe proçeset e regjistrimit të Pearson Vue.
Zbatimi i Rregullave të Pearson Vue: Ndjekja e procedurave dhe politikave të Pearson Vue gjatë procesit të testimit.
Përditësimi i Informacionit: Qëndrimi i përditësuar mbi ndryshimet dhe përditësimet e reja të Pearson Vue.
Menaxhimi i Testimeve: Regjistrimi i kandidatëve dhe monitorimi i tyre gjatë testimeve.
Administrimi i platformës Web: Hedhja dhe përditësimi i lajmeve dhe përmbajtjes në faqen zyrtare të universitetit.
Përpunimi i të dhënave: Përpunimi dhe regjistrimi i të dhënave, duke siguruar që ato janë të sakta dhe të përditësuara.
Kualifikimet:
Diplomë në shkollës së mesme teknike ose të lartë me specializim në Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
Përvojë në administrimin e sistemeve IT dhe platformave web.
Njohuri mbi procedurat e Pearson Vue dhe përvojë në menaxhimin e testimeve.
Aftësi për të përpunuar dhe analizuar të dhëna.
Eksperiencë në konfigurimin e pajisjeve të rrjeteve kompjuterike.
Njohuri të mira në zgjidhjen e problemeve teknike me hardware dhe software.
Aftësi për të instaluar dhe mirëmbajtur pajisje printimi dhe skanimi.
Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
Njohuri të gjuhës angleze.
Si të Aplikoni:
Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në dhe letrën tuaj të motivimit në adresën e emailit:[email protected] deri më [27.01.2025]. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.
