Sot kemi kënaqësinë të prezantojmë bashkëpunimin e ri me sponsorët tanë të rinj, "YAMAMAY" dhe "SPRING", të cilët janë bërë pjesë e skuadrës sonë me mbështetje të çmuar.
Shfrytëzojmë këtë mundësi për të falënderuar kompanitë "KITO" sh.p.k., me përfaqësues Z. Dritan Rama, si dhe "AGNA Group", me president Z. Vasil Naçi, për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë në përmirësimin cilësor të skuadrës sonë.
Duke shprehur edhe një herë optimizmin dhe gatishmërinë e skuadrës për të arritur rezultate të shkëlqyera në fazën më të rëndësishme të sezonit që po afron, vajzat dhe stafi drejtues i falënderojnë Barleti Group, Yamamay dhe Spring për mbështetjen morale dhe financiare që këto kompani të rëndësishme të biznesit po japin për ekipin tonë.
"Falënderim dhe mirënjohje të gjithëve që na ndihmojnë!"