Studentët e Universitetit "Barleti" mbyllën vitin me një festë të paharrueshme, duke sjellë energji pozitive, muzikë dhe shumë të qeshura!
Falë organizimit fantastik të Qeverisë Studentore dhe pjesëmarrjes plot ritëm e harmoni të studentëve, Balloja e Fundvitit u shndërrua në një nga ngjarjet më të bukura të vitit.
Urimet për vitin e ri u shpërndanë me entuziazëm: shëndet, harmoni dhe sukses për të gjithë studentët në rrugën e dijes!
Festa shënoi vetëm fillimin e aventurave të reja që presin komunitetin Barletas.