
Studentët e vitit të tretë të programit të studimit "Edukim Fizik dhe Sporte" zhvilluan praktikën mësimore për lëndën "Guidë Turistike" në qytetin e Krujës.
Gjatë kësaj praktike, ata u njohën me teknika të ndryshme të guidimit në terren, duke eksploruar trashëgiminë natyrore dhe kulturore të zonës. Aktivitetet përfshinin bashkëpunimin me guida turistike profesionistë nga Kruja, ku studentët patën mundësinë të kombinojnë njohuritë teorike me përvojën praktike.
Kjo përvojë praktike ndihmoi studentët të zhvillojnë aftësi të rëndësishme në fushën e guidimeve turistike, si dhe të kuptojnë rëndësinë e turizmit aktiv si një komponent kyç i zhvillimit të qëndrueshëm.
