
Në kuadër të lëndës Laborator Projektimi Arkitektonik, drejtuar nga PhD. Ark. Gerdi Papa, studentët e vitit të tretë në Arkitekturë patën mundësinë të vizitojnë kantierin e ndërtimit të "Park Avenue".
Kjo vizitë u ofroi studentëve një eksperiencë praktike, duke i njohur nga afër me strukturat dhe metodat inovative të ndërtimit që po përdoren në këtë projekt. Ajo shërbeu si një urë lidhëse mes teorisë dhe praktikës, duke i pajisur ata me njohuri të vlefshme për sfidat e profesionit të arkitektit.
Këto aktivitete pasqyrojnë misionin e universitetit për të ofruar një arsimim praktik dhe gjithëpërfshirës për brezat e rinj të arkitektëve.
Falenderojme @orion.construction për këtë mundësi
