
Studentët e Universitetit "Barleti", nën drejtimin e pedagogeve Rajmonda Lalaj, njëkohësisht moderatore e konferencës, dhe Jola Xharo, morën pjesë në konferencën shkencore me temë "Infermieristika në Shqipëri e më gjerë: Integrim, Kompetencë, Integritet."
Ky event mblodhi profesionistë dhe studentë të fushës së infermierisë, duke theksuar rëndësinë e integrimit të njohurive teorike me praktikën profesionale. Studentët pjesëmarrës patën mundësinë të zbatojnë njohuritë e marra në universitet në bashkëpunim të ngushtë me profesionistët e shëndetësisë.
Urime të përzemërta KSHI për organizimin dhe suksese në konferenca të tjera shkencore!
