Në korrik 2024 botohet manuali, një produkt i projektit me temë "Shkallët e Vlerësimit të Gjendjes në Individët e Moshës së Tretë: Vlera dhe Implementimi i Tyre," i zhvilluar në Universitetin Barleti dhe i financuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit), në kuadër të Projekteve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për vitin 2023.
Ky manual synon të plotësojë një mungesë të rëndësishme në vendin tonë, duke promovuar njohjen dhe përdorimin e shkallëve të standardizuara për vlerësimin e gjendjes së individëve të moshës së tretë.
Manuali është menduar si një udhëzues praktik për punonjësit e shëndetësisë në shërbimet spitalore dhe ato të kujdesit parësor, si dhe për familjarët e individëve të moshës së tretë. Ai ofron mjete dhe udhëzime për një vlerësim sa më të mirë të gjendjes shëndetësore të këtyre individëve, me qëllim parandalimin e dëmtimeve dhe përkeqësimeve të mëtejshme të shëndetit të tyre.