Së bashku për një botë më të mirë!
UniBa dhe Klubi i Vullnetarëve ju ftojnë të bëheni pjesë e një nisme humane për të sjellë buzëqeshje dhe shpresë për ata që kanë më shumë nevojë.
Afati i dorëzimit të ndihmave: 9 dhjetor
Vendndodhja: Zyra e Dekanes së Studentëve
Grumbullojmë rroba, ushqime, libra dhe lodra për fëmijët dhe familjet në nevojë, të identifikuara nga vetë studentët tanë. Le ta bëjmë ndryshimin së bashku!