Mbrëmjen e së dielës në qytezën e bukur të Voskopojës u kurorëzua vajza më e bukur e trevave shqiptare. “Universiteti Barleti” prej vitesh mbështet këtë konkurs bukurie duke bashkëpunuar ngushtë me Deliart Association. Ky konkurs bukurie ka për qëllim jo vetëm kurorëzimin e bukurisë femërore por edhe rivlerësimin e monumenteve të kulturës të vendit tonë, madje jo të pakët kanë qenë rastet kur kala si ajo e Bashtovës apo siti arkeologjik i Bylisit janë reabilituar tërësisht ose pjesërisht pas evidentimit të rëndësisë së tyre nga ky event bukurie. Institucioni ynë me cilësinë e sponsorit dhe të një prej mbështetësve kryesorë të këtij aktiviteti prej më shumë se 7 vitesh ofron dy bursa të plota studimi, një për Miss Inteligjencën dhe për Miss Shqipërinë. Pas një testimi rigoroz logjike dhe inteligjence, të cilit ju nënshtruan vajzat, Miss Inteligjenca me pikë maksimale rezultoi vajza me nr. 20, Maila Koçi, e cila po ashtu me 24682 vota online u kurorëzua dhe si Miss Interneti.
Mbrëmja e bukur artistike e organizuar plot hijeshi nga Deliart Association e ngrohu së tepërmi atmosferën duke harruar kështu të ftohtin që të ofron dhe në muajin korrik Voskopoja, 1200 m mbi nivelin e detit. Miss Shqipëria 2015 u kurorëzua Sara Karaj me nr. 14, e cila po ashtu përfitoi një bursë të plotë studimesh pranë “Universiteti Barleti”.
Burime per foto: http://www.missshqiperia.com/2015/miss.php