Barleti MAMANET morri pjesë në Kampionatin Botëror të Lojrave Sportive, që u organizua nga Konfederata Ndërkombëtare e Punonjësve dhe Amatorëve të Sportit (CSIT), në Cervia/ Itali, nga data 5-10 Shtator 2023.
Më shumë se 350 atlete vajza dhe gra, nga 14 shtete Europiane ishin pjesë e kampionatit MAMANET. Skuadra e Barletit jo vetëm u përfaqësua denjësisht në këtë kampionat ndërkombëtar por puna e skuadrës do të vazhdojnë edhe më tej duke synuar shtrirjen e lëvizjes Mamanet në nivel kombëtar.