Universiteti Barleti është një nga partnerët e projektit EUMAMANET23 koordinuar nga Shoqata Italiane Kulturë Sport (AICS), në bashkëpunim me Konfederatën Ndërkombëtare të Punonjësve dhe Amatorëve të sportit (CSIT), Mamanet Itali, Mamanet Austri dhe Mamanet International (Izrael), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian.
Projekti ka për qëllim fuqizimin e grave dhe promovimin e barazisë gjinore në sport përmes lëvizjes Mamanet. Lëvizja Mamanet është një model inovativ që kërkon të ndryshojë statusin ekzistues të grave në sport duke inkurajuar përfshirjen e sa më shumë grave mbi 30 vjeç dhe
nënave në aktivitete të rregullta sportive.
Në kuadër të projektit është krijuar Barleti MAMANET, ekipi i parë i kësaj lëvizje në Shqipëri, i përbërë nga staf akademik dhe administrativ i Universitetit Barleti që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Lojrave Sportive, që organizohet nga CSIT në Cervia/ Itali nga data 5-10 Shtator 2023.