Në datat 24 – 28 korrik 2023, Dhimitri Bako, drejtues i njësisë së zhvillimit të kurrikulës dhe cilësisë, mori pjesë në një vizitë 5-ditore në Universitetin e Sakarya-s, Turqi, në kuadrin e mobiliteteve të stafit akademik e adminsitrativ të parashikuara në programin Erasmus+.
Objektivi i këtij mobiliteti ishte njohja e eksperiencave ndërkombëtare mbi politikat dhe strategjitë e universiteteve partnere lidhur me sigurimin e cilësisë dhe menaxhimin e universiteteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Vizita konsistoi në takime dhe prezantime të ndryshme mbi veprimtaritë e të dy institucioneve (dërgues dhe pritës) lidhur me sigurimin e cilësisë në ofertën akademike të tyre.
Fushat kryesore ku mund të bashkëpunohet është ofrimi i programeve të përbashkëta (diploma të përbashkëta), veprimtari shkencore të përbashkëta, aplikimi i përbashkët në programet evropiane të kërkimit dhe zhvillimit.
Njëkohësisht, kolegët nga univeristeti I Sakarya-s kanë vizituar univeristetin Barleti, duke përmbyllur kështu me sukses shkëmbimet e stafit (dhe studentëve) për këtë vit akademik.
Këto vizita konsiderohen si mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit me këto universitete, të cilat shpejt mund të konkretizohen me marrëveshje, projekte të përbashkëta, etj.