Data e 25 Korrikut 2023 ishte një ditë e shënuar për studentët e ciklit e dytë të studimeve Master Shkencor në Edukimi Fizik dhe Sport sepse ishte dita e mbrojtjes së temave të diplomave të tyre.
Me shumë emocion, entuziazëm dhe kurajo ata arritën që të venë gurin e parë të themelit në karrierën e tyre për të ardhmen. Studentët tanë arritën që me aftësi deri edhe surprizuese për ne si staf akademik të prezantonin projektet e tyre shkencore duke shfaqur para komisionit të vlerësimit edhe ide inovative dhe vizionare për të ardhmen.
Paraqitja e punimeve shkencore të studentëve do të mbetet në kujtesën e tyre, të familjeve të tyre si dhe të stafit akademik sepse për studentet ky i fundit i ka qenë gjithmonë i përkushtuar për të ndjekur, udhëhequr, kuruar me kujdes çdo hap të arsimimit të tyre në këto nivele.
Stafi Akademik i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit pranë Universitetit “Barleti” i uron me gjithë zemër suksese në karrierën e tyre të gjithë studentëve diplomantë duke shpresuar që njohuritë, talentin dhe aftësitë e tyre ti vënë në shërbim të njerëzve por gjithashtu iu premton studentëve tanë që dyert e “Barletit” do të jenë gjithmonë të hapura për ta në çdo kohë.