
Studentët e programit të punës sociale vizitojnë “Shtëpinë e Ngjyrave”
Në kuadër të orëve të praktikës profesionale studentët e programit të Punës Sociale/ Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit kanë vizituar qendrën Multifunksionale "Shtëpia e Ngjyrave". Gjatë vizitës ata janë njohur me shërbimet ditore dhe shërbimet emergjente të ofruara 24/7 si edhe me shumëllojshmërinë e shërbimeve që stafi i organizates Nisma për ndryshim Shoqëror Arsis ofron në përditshmërinë e punës. Studentët treguan interes në njohjen e programeve që zbatohen si edhe krijuan një panoramë të plotë të ofrimit të shërbimeve nga stafi psiko-social i qendrës, si nje vlerë e shtuar në hartën e shërbimeve sociale në Tiranë por jo vetëm.
