
Diten e premte më 30 Qershor Departamenti i Edukimit dhe Trajnimit Profesional pranë Universitetit Barleti zhvilloi një leksion të hapur lidhur me temën “Gjithëpërfshirja në arsim”.
Takimi u zhvillua si pjesë e ciklit të leksioneve me studentë të arsimit special dhe grupit të profileve. Takimi synoi tu mësojë studentëve parimet, bazat teorike dhe modelet bio psiko sociale të gjithëpërfshirjes së nxënësve me nevoja të vecanta në shkollat e zakonshme.
Takim u organizua nga Dr. Adriana Qafa si koordinatore dhe pedagoge e Departamentit të Edukimit dhe Trajnimit Profesional në bashkëpunim me pedagogun e lëndës Dr. Florian Kulla.
Dr. Florian Kulla e fokusoi temën në rolin kyç të mësuesit ndihmës por edhe me sfidat e shumta me të cilat përballet mësuesi ndihmës në procesin e gjithëpërfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta. Interesi i pjesëmarrësve ishte i lartë gjë që u tregua edhe nga numri mjaft i madh i pyetjeve nga të gjithë pjesëmarrësit.
Në fund diskutimi u fokusua edhe në rolin e mësuesve ndihmës në vitet e ardhshme ku doli qartë se mësuesit ndihmës do të jenë gjithmonë e më të nevojshëm për një përfshirje reale dhe cilësore të nxënësve me aftësi ndryshe.
