
Ditën e hënë në datë 12 Qershor 2022 në ambjentet e Universitetit Barleti në kuadër të bashkëpunimeve të Institutit për Kërkim dhe Zhvillim Barleti BIRD me Organizata të fushës së Energjisë dhe Mjedisit NGO-të nëShqipëri u zhvillua workshopi me temë : “Advancing Gender Equality through Montreal Protocol and Climate Actions”.
Workshopi u mbajt nga perfaqesues të Njësisë Kombëtare të Ozonit, pranë Ministrisë së Mjedisit.
Studente femra, të degës Arkitekturë ishin të pranishme në këtë veprimtari e cila u hap me një përshëndetje të Rektores së Universitetit Prof. Dr. Suzana Guxholli.
Më pas, drejtuesja e Njësisë Kombëtare të Ozonit Znj.Mimoza Vokshi prezantoi iniciativën mbarë kombëtare lidhur me gjithëpërfshirjen dhe rolin e gruas si një faktor shumë pozitiv në arritjen e një nga objektivat e AGENDE-s 2030 që është barazia gjinore.
Menaxherja e projekteve të Institutit BIRD dhe pedagoge e degës arkitekturë Ark. Ajda Çarçani shtoi dhe bëri nje prezantim lidhur me iniciativat qe po ndërmerr Instituti BIRD lidhur me këto tematika dhe vlerësoi këtë bashkëpunim me interes të përbashkët kulturor.
Lidhur me temën: “Shtresa e Ozonit dhe forcimi i rolit të gruas si një impakt për mbrojtjen e saj” referoi pedagoge e degës edukim fizik dhe sporte, Znj. Silvana Delia e cila bëri një përshkrim se çfarë është Ozoni, shtresa e Ozonit, efektet e saj në mjedis, problematikat shëndetësore që sjell dëmtimi i kësaj shtrese, shkaqet e dëmtimit, instrumentat dhe mekanizmat ndërkombëtarë si dhe forcimi rolit të gruas për mbrojten e shtresës së ozonit.
Veprimtaria vijoi me prezantimin : “Integrimi gjinor në çështjet e mjedisit dhe pasojat e ngrohjes globale”. Çështjet mbi diskriminimin gjinor, barazinë, integrimin, efektin serë dhe ngrohjen globale ishin tematika që u ndoqën me interes nga pjesëmarset femra, arkitekte në të ardhmen.
Veprimtaria u mbyll me pyetje, diskutime interesante, midis studenteve, pedagogëve dhe përfaqësuesve të këtij projekti ku vlen të theksohet atmosfera positive e këtij trekëndëshi dhe mundësia për krijimin e urave lidhëse pë veprimtari ndërgjegjësuese sa më frytdhënëse në të ardhmen.
