
Grupi i Debatit i “ Universitetit Barleti ” mori pjesë në Kampionatin Kombëtar të Debatit mes Universiteteve, pjesë e programit “Debating Economics” të JA of Albania, në datat 9 dhe 10 qershor.
Universiteti u përfaqësua me studentët Glerisa Çika, Koi Barbullushi, Entela Bitri, Ester Kole si ekipi konkurues dhe Artemisa Bajrami në rolin e gjyqtares me ekipet e tjera.
Barleti arriti të kualifikohet në fazën finale përballë kundërshtarëve të fortë të Fakultetit të Ekonomisë dhe të zhvillojë një konkurim dinjitoz në fazën pasuese.
I urojmë suksese studentëve në konkurse të tjera!
