
Nisur nga fakti që Shqipëria është vend që ofron mundësi pa fund në të bërit biznes dhe është një vend ende i pa eksploruar sa i përket investimeve japoneze, pavarësisht ekzistencës së produkteve japoneze në treg si dhe "Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Japoni-Shqipëri" po ashtu edhe faktit që Ambasadori Mitsuyuki vjen nga bota e biznesit, me ftesë të Universitetit Barleti, Ambasadori i mikpritur nga Rektorja e Universiteti Barleti, Prof. Dr. Suzana Guxholli, qëndroi për një vizitë dhe bashkëbisedim me stafin dhe studentët.
Traditën e krijuar tashmë në prezantimet e ambasadorëve e vazhduam në format "podcast" të cilin e realizoi Dr. Rezart Prifti. Nëpërmjet fotografive, pytjeve dhe bashkëbisedimit të cilat ilustronin realitetin shqiptar, Ambasadori foli për Shqipërinë në përgjithësi, për kulturën shqiptare, zhvillimin ekonomik dhe të bërit biznes si dhe mundësitë që Shqipëria ofron në këtë sektor.
