
Më datë 5 Qershor 2023 në ambientet e Universitetit Barleti u prit Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z. Nikolin Jaka. Në takim morën pjesë studentë dhe pedagogë.
Në vijim të filozofisë për një Universitet Aplikativ, Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës organizon këtë takim të ideuar në kuadrin e këshillimit të karrierës për studentë dhe informimit për rolin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për profesionistin e ardhshëm.
Dhoma e Tregtisë të Tiranës përbën një pikë orientuese për të gjithë biznesmenët e kryeqytetit, të vendit dhe të huaj, për institucionet qendrore ekonomike të shtetit shqiptar dhe organizatat prestigjioze ekonomike ndërkombëtare, një qendër referimi në zhvillimin e strukturave ekonomike ndihmëse për biznesin dhe rritjen e shërbimeve ndaj tij.
Në përfundim të takimit u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet të dy institucioneve.
