Në datat 08-12 maj 2023, në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+, Almir Xhangolli, përfaqësoi universitetin Barleti në edicionin e 13, i cili u zhvillua në Timisoara, Rumani. Gjatë kësaj jave u mblodhën rreth 80 pjesëmarrës nga universitete nga i gjithë globi, duke përfshirë staf akademik dhe administrativ nga Gjermania, Italia, Polonia, Spanja, Portugalia, Indonezia, Peruja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukraina, Meksika, Tunizia, Tajvani, vendet e Ballkanit, e shumë të tjera.
Gjatë javës u zhvilluan seminare dhe diskutime të ndryshme, me tematika të larmishme ku u prezantuan universitetet, praktikat më të mira për ndërkombëtarizimin dhe diasporën, përvojat bashkëpunuese mes universiteteve evropiane, sfidat dhe mundësitë e arsimit të lartë në Evropë, si dhe si ti bëhen universitetet tona më të gjelbra, më inovative dhe më të qëndrueshme, duke dhënë kontributin tonë përtej akademisë në jetën e përditshme.