Sot, më datë 25.05.2023, Universiteti “Barleti”, i përfaqësuar nga Prof. Dr. Suzana Guxholli dhe “Shoqata Shqiptare e Fizioterapistëve”; përfaqësuar nga PhD. Faton Daci firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, ku në fokus kryesor do të jenë projektet e përbashkëta, kongrese, konferenca në interes të proçesit akademik dhe shkencor.
Kjo marrëveshje do të sjellë mundësi të reja bashkëpunimi akademik dhe profesional për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore.