
Stafi i UniBa, Doris Doda dhe Kleopatra Puraveli vizituan Universitetin Ovidius, Konstanca, Rumani në kuadër të Programit Erasmus+, nga data 2 deri më 9 maj. Gjatë këtyre ditëve në Universitetin Ovidius, u zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe takimesh me përfaqësues të Departamenti i Ekonomisë dhe Departamenti i Matematikës dhe Informatikës, Zyra Erasmus+ etj.
Gjatë periudhës së mobilitetit, stafi ynë ka ndjekur leksionet e mbajtura nga kolegët e Universitetit Ovidius, dhe ka zhvilluar disa orë leksione, duke shqyrtuar dhe vëzhguar qasje të ndryshme mësimore, duke fituar njohuri dhe përvoja të reja në fusha të ndryshme.
Ky mobilitet ka hapur mundësi të reja për bashkëpunim të mëtejshëm akademik, jo vetëm me Universitetin Ovidius, por edhe me Universitetin e Bukureshtit.
