Historiku i Universitetit ”Barleti”, në programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, njeh shumë arritje të sukseshme të studentëve sportistë në lloje të ndryshme sportesh.
I tillë është suksesi i studentit Juen Shabanaga i cili ndjek studimet në programin bachelor, viti i tretë.
Përpara se të krenohemi me arritjet sportive, vlen të permendim përpjekjet serioze të tij përgjatë proçesit mësimor si dhe vizionin e tij lidhur me profesionin.
Arritjet sportive më të fundit:
Në Kupën e Shqipërisë, në kategorinë Man`s Bodybuilding Classic, zë vendin e parë.
Në kampionatin Europian, zhvilluar në 13 Prill, në Pallatin e Kongreseve, ku merrnin pjesë të gjithë vendet europiane, studenti “Barletas” zë vendin e tretë
Në kampionatin Ballkanik zhvilluar në Maqedoninë e veriut, Shkup, në pallatin e soportit “Boris Trajkovski”, zë vendin e katërt.
Imazhi i studentit këmbëngulës për të arritur më të mirën në të gjitha dimensionet, është shembull motivues jo vetëm për studentët “ Barletas”sot, por edhe frymëzim për t`u përballur me kërkesa në rritje si mësues të ardhshëm të edukimit fizik.
Suksese të mëtejshme Juen.