
Në kuadër të ditës së Drejtësisë, 10 Majit, Deparamenti i Drejtësisë në universitetin "Barleti", organizoi aktivitetin "Besojmë dhe shpresojmë tek drejtësia".
Me prezencë të studentëve të drejtësisë Klubi i Ligj & Qeverisje si dhe stafit pedagogjik, ky aktivitet u hap nga opinionet e studentëve lidhur me sistemin juridik në Shqipëri.
Pedagogët e Departamentit të Drejtësisë si edhe të Shkencave Politike, shprehën qasjen e tyre dhe ndanë me studentët njohuri dhe motivim për të ardhmen e tyre si juristë.
Aktiviteti vijoi me perspektivat dhe pritshmëritë e studentëve për të ardhmen si juristë Shqipëri.
Në këtë ditë domethënëse për drejtësinë shqiptare, ne ju ftojmë të gjithëve të reflektojmë dhe frymëzojmë sa më shumë.
Ju mirëpresim në aktivitetet e rradhës!
