
Më datë 03.05.2023, u zhvillua aktiviteti “Barleti Hackathon - Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”, vazhdimësi e aktiviteteve cdo mujore të Universitetit Barleti. Ky aktivitet, në të cilin, një numër i caktuar individësh takohen për t'u angazhuar në programim kompjuterik bashkëpunues, është i konceptuar sipas kategorive: Digital Tech, Digital City (Smart City), Digital Industry, Digital Finance & Fintech, Digital Health & Sport dhe Digital Social. Fituesit e secilës kategori do të jenë pjesë e konkursit “Hackathon Final” që do të zhvillohet në Universitetin “Barleti”. Një projekt mund të jetë pjesë e një ose më shumë kategorive, çfarë do të thotë se, konkurentit i lind e drejta për të marrë pjesë më shumë se një herë në seritë e Hacakthon.
Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është zbulimi dhe mbështetja e talenteve të grupmoshave të ndryshme, duke u krijuar hapsirën e punës, mbështetjen e ideve dhe ofrimin e qasjes për përmirësimin e projekteve të tyre që përfshinin kodim, ndërtim të aplikacioneve, apo softwer- ve në varësi të projektit. Për të realizuar këtë objektiv, “Barleti Hackathon”, është konceptuar në tre faza: Faza 0: Demo Day, Faza 1: Implemtentim/Zbatim dhe Faza 2: Realizim/Prezantim.
Me nxënësit pjesëmarrës në këtë Hackathon, faza zero “Demo Day” është realizuar në ditë të caktuara dhe në shkollat e cilit grup apo pjesëmarrës, ku nxënësit janë informuar mbi filozofinë e aktivitetit Hackathon, si duhet ta kuptojnë dhe t’i qasen këtij eventi teknologjik nga profesorë dhe ekspertë të fushës. Secili nga nxënësit, individualisht apo në grup, në ditën e zhvillimit të Hackathon kishte ardhur me një ide për ta realizuar dhe shërbyer në treg.
Gjatë programit Hackathon, që u zhvillua në ambjentin e Universitetit Barleti, faza e parë nisi me “Identifikimin, kuptimin dhe prezantimin e një problemi”, me fokus trajnimi “Studimi i tregut dhe target grupi (Kam një ide!)”. Këtë trajnim e mbajti profesor Ing. Amir Esmaeilakhtar.
Faza e dytë përfshinte trajnimin mbi “Sfidat e dizajnimit”, hartimin e një modeli biZnesi dhe të një plani biznesi. Këtë trajnim e mbajti profesoresha Kejda Nuhu, PhD. Faza e tretë, nisi me testimin dhe ndërtimin e një aplikacioni apo platforme dhe krijimin e një prototipi. Këtë trajnim e mbajti asistent lektorja Anisa Doçi. Në fazën e katërt, u mbajt trajnimi “Pitching like a pro!” nga profesor Ing. Amir Esmaeilakhtar. Ky trajnim jep teknika se si të përgatitet një prezantim në nivel profesionisti, si t'i paraqesin strategjitë e tyre drejt një vizioni suksesi në të ardhmen.
Pas mbylljes së fazës së katërt, nxënësit u lanë që të përgatisin projektet në formë prezantimi për t’i paraqitur para jurisë. Juria e këtij Hackathoni përbëhej nga, Sokol Shurdhi, Drejtor i Qendres së ICT në Universitetin “Barleti”, Sabina Borakaj, Drejtoreshë Ekzekutive “Qendra Youth Act”, Jona Xhomaqi drejtuese e zyrës së Marketingut në Universitetin “Barleti” dhe, Olta Murataj, koordinatore e Institutit Adriapol.
Nga projektet e prezantuara, juria bazuar në aftësinë prezantuese, aftësinë teknike, vlefshmërinë e idesë, qëndrueshmërinë e projektit vlerësoi tre projekte për të kaluar në fazën finale të “Hackathon Final”, ndër to, projektin “Green Future” punuar nga nxënësit Albion Zhivani, Elis Salla, Denajder Bardhi, Edian Veliaj, Leonis Hysa dhe Endri Palamani të shkollës “Hermann Gmeiner” Tiranë; projekti “Auto Tech Repair” ” nga nxënësi Alvi Muka i shkollës “Irfan Ngjeçari”, Berat; projekti “Krejt” i nxënësve Armela Mema dhe Era Demi nga shkolla “Oso Kuka” Shkodër; projekti “Job Finder” i nxënëseve Alba Peqini, Daniela Cibuku dhe Herla Tafa nga shkolla “Irfan Ngjeçari” Berat; dhe projekti “Biblioteka Dua-L” i nxënëseve Azra Zhibjaku, Esti Piranej dhe Gledis Thorja nga shkolla “Oso Kuka” Shkodër.
