
Stafi i UniBa, Blerina Banushi dhe Michele Biring vizituan Universitetin Cordoba, në kuadër të Programit Erasmus+ nga data 24 deri në 28 Prill 2023. Në kuadër të “Javes Ndërkombëtare” në Universitetin Cordoba u zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe takimesh, me përfaqësues të Fakulteteve të ndryshme si dhe përfaqësues e akademikë nga universitete të tjera të huaja.
Gjatë periudhës së mobilitetit pjesëmarrësit ndoqën leksione të mbajtura nga kolegët ndërkombëtarë duke observuar qasje të ndryshme të mësimdhënies dhe duke përfituar njohuri e përvoja të reja në fusha të ndryshme. Gjithashtu, mes përfaqësuesve të universiteteve nga vende të ndryshme, ata prezantuan Universitetin Barleti.
Ky mobilitet ka hapur mundësi të reja bashkëpunimi akademik, jo vetëm me universitetin Cordoba, por dhe me universitetet e tjera të pranishme.
