
Gjatë javës së kaluar departamenti i Shkencave të Edukimit mirëpriti një pedagog nga universiteti "Constantin Brancusi", Targu-Jiu, Rumani. Gjithashtu, departamenti i Ekonomisë u vizitua nga dy pedagogë po nga Rumania, Universiteti “Ovidius”. Krahas orëve të leksionit, ata u takuan dhe me anëtarë të departamentit, zyrën Erasmus, staf të Universitetit etj. Veç të tjerash, u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit midis institucioneve jo vetëm për shkëmbime stafi dhe studentësh, por dhe me gjërë.
